Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini ka bërë bashkë sonte në Bruksel presidentin kosovar, Hashim Thaçin dhe atë serb, Aleksandar Vuçiqin.
Zëdhënësja e Mogherinit, Maja Kocijançiq përmes një postimi në Twitter ka bërë të ditur se takimi i përbashkët që ndryshe është cilësuar si darkë pune është duke vazhduar.
Para takimit të përbashkët, Mogherini ka takuar ndaras, fillimisht presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe më pas edhe atë kosovar, Hashim Thaçi.
Takimi ndërmjet dy presidentëve ka si synim avancimin përpara të dialogut midis të dyja vendeve për relaksimin e raporteve reciproke, njofton Klan Kosova.
https://twitter.com/MajaEUspox/status/977255125893943296
https://twitter.com/MajaEUspox/status/977265227002732549
Bashkimi Evropian insiston që Prishtina dhe Beogradi të normalizojnë raportet.
Me Strategjinë e re të zgjerimit, Komisioni Evropian vetëm sa u ka përsëritur si Kosovës ashtu edhe Serbisë, domosdoshmërinë e arritjes së një marrëveshjeje për normalizimin e raporteve, në mënyrë që të dyja shtetet të ecin drejt integrimit evropian.
Një ujdi e tillë është parashikuar të arrihet gjatë vitit 2019.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...