Bashkimi Europian ende po i mban dyer e hapura për anëtarësimin e Turqisë në bllok, por thotë se Ankaraja duhet të jap sinjale të qarta nëse ajo synon të përmbushë kriteret e caktuara.
Shefja e politikës së jashtme në BE, Federica Mogherini, ka deklaruar se pavarësisht dyshimeve të shprehura nga ministrat e jashtëm gjatë takimit të sotëm, BE-ja ende favorizon vazhdimin e bisedimeve për anëtarësimin e Turqisë në BE, transmeton portali arbresh.info.
“Është në dorën e tyre që të shprehin vullnetin për të vazhduar të qenit një vend kandidat për t’ju bashkuar familjes tonë”, tha ajo.
Mogherini ka vënë në dukje se Turqia duhet të respektojë rregullat themelore të demokracisë, si mbrojtja e pakicave dhe mos miratimi i ligjit për dënim me vdekje./Arbresh.info
Brazil/ Shembet ura, lumi kontaminohet me pesticide dhe acid...
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024