Komuna e Prishtinës ka filluar të mbulojë gropat në kryeqytet.
Drejtori i Shpend Ahmetit, Gëzim Mehmeti ka zbuluar një metodë të re se si ti mbulojë gropat kryeqytet, të cilat janë më qindra.
Kompanitë e kontraktuara nga Komuna nuk po i mbulojnë ato me asfalt, por më kubëza të betonit. Kësisoj, asfalti po duket i shëmtuar e po merr pamje të shtegut për këmbësorë, shkruan lajmi.net.
Janë rreth 1000 gropa të hapura në kryeqytet. Kështu ka thënë vetë drejtori i Investime kapitale dhe menaxhimit të kontratave, në Komunë e Prishtinës, Gëzim Mehmeti. Drejtori Mehmeti kishte thënë para pakë ditëve në Asamblenë e Prishtinës se në këtë numër hynë të gjitha intervenimet në rrugë që Komuna do ti bëjë në këtë pranverë, siç janë gropat, të qarat, rregullimi i pusetave, etj.
Ndërkohë mbulimi i gropave ka filluara para pakë ditëve. Komuna e Prishtinës ka publikuar disa fotografi të intervenimeve në ueb-faqen ‘Platforma digjitale’, të cilat mund ti shihni më poshtë. / Lajmi.net/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...