Bateria e re efikase, për shkak të dendësisë energjetike dhe kapacitetit të ruajtjes së energjisë, ka rritur radiusin e lëvizjes së automjetit për 18 për qind nga 212 kilometra sa është aktualisht në 250 kilometra sipas ciklit të ri vozitës evropian NEDC. Soul EV është njëri nga modelet e reja të përkryera “ekologjike”, të cilat Kia do t’i prezantojë gjatë këtij viti.
Në pjesën e dytë të vitit do të vijnë edhe versionet e modeleve Niro dhe Optima Sportswagon. Kia planifikon deri në vitin 2020 të ulë shpenzimet e karburanteve në gamën e vet të modeleve për 25% në krahasim me vitin 2014, kur kishin filluar me prodhimin e automjeteve të pranueshme ekologjike.
Soul EV me rritje të radiusit të lëvizjes në Evropë arrin në fillim të verës.
Pesha e përgjithshme e automjetit të zbrazët është 1.536 kg, derisa shpejtësia maksimale është 145 km/h, ndërsa nga 0-100 km/h vetura i arrin për 11,4 sekonda./Arbresh.info/