Mocionin e votëbesimit të Nismës për rrëzimin e Qeverisë, së fundi e kanë mbështetur partitë opozitare, të cilat konsiderojnë se kësaj qeverie i ka ardhur fundi, ndërsa duke e mbështetur këtë mocion do të çojnë vendin ne zgjedhje të parakohshme.
Por, analistë politik thonë se mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë i iniciuar nga Nisma, do të dështoj nëse ky subjekt nuk ka marrëveshje me PDK’në.
Analisti Imer Mushkolaj, konsideron se gjithçka varet nga Partia Demokratike e Kosovës, pasi që sipas tij, nënshkrimet nga opozita mund të sigurohen, por shkuarja në zgjedhje nuk do të mund të ndodh pa thënë PO’ PDK’ja.
“Nënshkrimet për mocion mund të sigurohen, por votat për rrëzimin e Qeverisë mund të bëhen vetëm nëse dëshiron PDK. Pra, votat PDK do t’i sigurojë sapo ta shohë të arsyeshme që të shkojë në zgjedhje”, ka thënë Mushkolaj për Arbresh.info
Dy partitë në koalicion PDK-LDK, në dhjetor të vitit 2014, kishin vendosur që Marrëveshja e koalicionit t’i përfshinte disa zotime që në një farë forme garantonin partneritetin deri në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2018.
Me këtë marrëveshje palët pajtoheshin që Grupi parlamentar i LDK-së dhe ai i PDK-së të mos i përkrahnin propozimet të cilat nuk do të miratoheshin nga Qeveria e për të cilat nuk do të kishte marrëveshje paraprake mes të dyja grupeve parlamentare./arbresh.info
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...