Shefja e grupit parlamentar të Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami ka shkruar në Facebook se ngadalë por sigurt, të gjithë forcat politike, me të mirat dhe të këqijat e tyre që i kanë bërë gjatë këtyre 3 viteve, po i afrohen “ditës së gjykimit” nga sovrani.
Shkrimi i plotë i Bajramit:
Mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë nga NISMA për Kosovën që trazoi qetësinë e koalicionit qeverisës.
Në fillim partnerët e koalicionit qeverisës nuk e morrën seriozisht nismën për mocion mosbesimi ndaj qeverisë. Madje, ata në çdo paraqitje publike këmbëngulnin se mandati i qeverisë do të shkojë deri në fund. Mirëpo, ajo që e thonin publikisht ishte vetëm farsë sepse në të vërtetë brenda tyre filloi të ziente.
Tani, duke e parë se mocioni i mosbesimit nga opozita po gjente mbështetje edhe te deputetët e tyre, ata tash më e kanë filluar fushatën duke paralizuar edhe kuvendin.
Kështu që kanë filluar të pranojnë hapur se kjo qeveri realisht ka kohë që ka mbërri në fund të rrugëtimit të saj dhe se tani duhet vetëm edhe formalisht të shpallet fundi i saj në mënyrë që t’iu hapet rruga zgjedhjeve të parakohshme parlamentare!
Ngadalë por sigurtë, të gjithë forcat politike, me të mirat dhe të këqijat e tyre që i kanë bërë gjatë këtyre 3 viteve po i afrohen “ditës së gjykimit” nga sovrani!
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...