Google ADS

Mobilizohet Policia e Kosovës, siguri e lartë për 10 vjetorin e pavarësisë

16:55 | 17 Shkurt 2018
Arbresh.info

Sot Kosova shënon 10 vjetorin e pavarësisë, festë kjo që pritet me gëzim nga të gjithë shqiptarët anembanë botës.

Në këtë ditë kur rrugët e gjitha komunave stërmbushen me njerëz, natyrisht që edhe siguria duhet të jetë në nivel, shkruan Indeksonline.

Për të pasur rend dhe siguri, Policia e Kosovës është organizuar mirë që dita të kaloj pa probleme.

Një numër i madh i policëve sot janë nëpër teren, në mënyrë që të evitohen incidentet e mundshme.

Policia ka ndërmarr të gjitha masat e nevojshme, pjesëtarë të së cilës janë duke vëzhguar në të gjitha komunat e Kosovës.
sidomos në Prishtinë, për shkak të aktiviteteve të shumta që janë paralajmëruar të mbahen sonte, policët shihen anembanë.
kujtojmë se në mbrëmj do të mbahet një koncert që përmbyll këtë ditë të madhe, ku do të performojnë në sheshet kryesore të Prishtinës dy yje të muzikës.

Artisti i suksesshëm Ledri Vula do të dal në skenë nga ora 21:00, për të vazhduar pastaj me Rita Orën në ora 22:00. Natyrisht që për të mos ndodhur asgjë në këtë turmë, policia është përgatitur me gjitha kapacitetet. /Indeksonline/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme