Google ADS

Mobilizim i bashkatdhetarëve para vendimit për Haradinajn

02:01 | 2 Mars 2017
Arbresh.info

Duket se ka një mobilizim të shqiptarëve para vendimit për Ramush Hardinajn nga gjykata franceze, ditën e enjte.

Nga Strasburgu ai ka njoftuar se sipas avokatit të Haradinajt, Arianit Koci, ish kryeministri i Kosovës do të lirohet dhe do të kthehet në Kosovë, njofton Klan Kosova.

“Ka një mobilizim të jashtëzakonshëm të bashkatdhetarëve, duke patur në plan të parë atë që nesër pritet të ndodhë me ish kryeministrin Ramush Haradinaj”.

“Sipas deklarimeve të avokatit të tij, Arianit Koci, nesër pritet lirimi i Haradinajt dhe hedhja poshtë e kërkesës të Serbisë për ekstradimin e tij në Serbi”.

“Pritshmëritë janë të mëdha se Ramush Haradinaj do të kthehet në Kosovë dhe të vazhdojë aktivitetin e tij politik në vend”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme