MMPH: Gjendja aktuale dhe lartësia e murit, në përputhje me marrëveshjen

15:41 | 30 Mars 2017
Arbresh.info

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) ka dhënë një sqarim lidhur me lajmet e publikuara në media rreth, siç thuhet, murit në Mitrovicë dhe për hir të informimit të drejtë njofton se në bashkëpunim me autoritetet lokale gjatë tërë kohës ka bërë monitorimin e procesit të realizimit të punimeve sipas projektit gjegjësisht marrëveshjes së 5 shkurtit 2017.

“Gjendja aktuale dhe lartësia e murit janë në përputhje të plotë me marrëveshjen. Po ashtu, vlen të theksohet se inspektorët e MMPH-së në bashkëpunim me autoritetet lokale kanë qenë dhe do të jenë në monitorim të vazhdueshëm gjatë tërë procesit të ndërtimit dhe deri me tani nuk asnjë devijim nga plani i dakorduar”, thuhet në sqarim.

MMPH premton se do të jetë gjithmonë e hapur për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me Projektin e sheshit në Mitrovicë dhe të gjitha raportet e inspektoratit janë publike.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme