Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bazë të thirrjes publike për projektet kulturore-artistike 2017, ka ndarë subvencionet e sivjetshme në fushën e kulturës, dhe për këtë fazë institucionet e kulturës dhe skena e pavarur kulturore do të ndihmohen me rreth 900 mijë euro.
Projektet e përkrahura në fusha të ndryshme kulturore e artistike janë në funksion të promovimit dhe të njohjes së kulturës së Kosovës, nëpërmjet aktivitete të ndryshme, si festivaleve, panaireve, ekspozitave dhe manifestimeve të ndryshme me karakter individual, kombëtar dhe ndërkombëtar.
Subvencionimi për projekte kulturore-artistike është bërë në bazë të Rregullores nr. 09/2015 “Për Subvencionim në Fushën e Kulturës, Trashëgimisë Kulturore, Rinisë dhe Sportit” dhe të vlerësimeve profesionale të komisioneve të sivjetshme, të cilat kanë vepruar mbi bazë të mundësive buxhetore.
MKRS vlerëson se kjo mbështetje krijon mundësi për zhvillimin dhe pasurimin e jetës kulturore në vend me aktivitete të ndryshme dhe inkurajon krijuesit dhe promovuesit e kulturës që me vlerat e tyre të pasurojnë jetën kulturore të Kosovës dhe njohjen e saj në arenën ndërkombëtare.
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi