Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, është mbajtur një panel ku u diskutua për temën “Puna vullnetare në Kosovë dhe ndikimi i saj në zhvillimin e rinisë”.
Në këtë panel diskutues u prezantua regjistrimi i punës vullnetare përmes Platformës dhe Databazës për Punë Vullnetare që menaxhohet nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, raporton arbresh.info.
Paneli i drejtuar nga Arbër Selmani, nga Europe Hause, i cili tha se puna vullnetare në Kosovë fatkeqësisht këqyret si e çuditshme pasi që njerëzit thonë se si mund të ketë punë pa pagë.
“Do të flasim për punën vullnetare të rinisë, edhe pse kjo duket e çuditshme në Kosovë sepse gjithmonë njerëzit çuditen kur dëgjojnë për punën që nuk përfitohet ekonomikisht nga ajo”, tha Selmani
Vedat Jashari nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit (MKRS) duke e prezantuar Platformën dhe Databazën për Punë, ka thënë se ky është një portal ku regjistrohet puna vullnetare e tyre dhe merret parasysh kur ata në të ardhmen kërkojnë punë.
“MKRS prej vitit 2009 ka pasur bazë ligjore që të merr parasysh punën vullnetare të rinjtë. Kemi formuar një data bazë, e cila është një portal ku regjistrohet e gjithë puna vullnetare, dhe u merret parasysh në të ardhmen kur ata kërkojnë punë”, tha Jashari.
Ndërsa organizuesi i Komunitetit në Termokiss, Edonis Hashani duke prezantuar punën e komitetit të tij, deklaroi se puna e tyre është që ti aftësojnë të rinjtë në procesin e vendimmarrjes.
” Termokiss është qendër e drejtuar prej komunitet. E kemi bërë këtë strukturë që me kriju një ndryshimi në vendim marrje. Prej 2016 një grup prej Belgjikës dhe Zvicrës, kanë ndërhyrë për me e bë një gjë të tillë. TERMOKISS. Çdo të diele bëjmë muzikë dhe aktivitete të tjera. Kemi shëtitur shumë vende të Ballkanit dhe mendojmë të vizitojmë”, tha ai.
Hana Ilazi – Koordinatore e Projektit në Peer Educators Netëork PEN, ka thënë se të rijnë nuk besojnë që puna vullnetare i jep atyre mundësi për të hyrë në punë.
” Jemi organizatë që merremi me fuqizimin e të rinjve. Për me instaluar ndjenjën e punës vullnetare ne u japim hapësirë të rinjve që të marrin vet vendimet e tyre. Kemi pas 20 mijë të ri në aktivitetet tona, por mungon mungon një vullnet tek ta për ta vazhduar këtë pasi që nuk mendojnë se puna e tyre vlerësohet nga Institucionet”, tha Ilazi.
Marigona Shabiu, nga Iniciativa Rinore Për të Drejtat e Njeriut IRDNJ tha se kjo organizatë shtiret në disa qytete të Ballkanit dhe qëllimi i saj është që ti ofrojë rininë e këtyre shteteve në mes vete.
Nisma e të rinjve për të drejtat e njeriut, qëllimi ynë është që ti lidhim të rinjtë e shteteve të Ballkanit në mes vete. Puna jonë është që të themelojmë një të ardhme në paqe, duke u munduar që të rinjtë të harrojnë gjërat e këqija që kanë ndodhur në ish-Jugosllavi. ”
Ndryshe Dita Ndërkombëtare e Rinisë është ditë e vetëdijesimit e përcaktuar nga Kombet e Bashkuara./Arbresh.info
Rovena, Leo, Kevin dhe Gjesti diskutojnë për situatën e Dian...
Komuna kërkon intensifikimin e punimeve në vazhdimin e Rrugë...
FSHF-ja do ta nderojë 14-vjeçarin që u nda nga jeta në Shqip...
Çfarë parashikon doktrina e re bërthamore e Rusisë?
Edi dyshon: Kur vjen motra me të thanë për babë nuk është mi...
Lirohet pa akuza gruaja iraniane që u zhvesh në shenjë prote...