Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në një ceremoni të organizuar të enjten në Parkun Arkeologjik “Ulpiana”, ku ishte i pranishëm edhe ministri Kujtim Shala, ndau çmimet në fushën e trashëgimisë kulturore, të cilat jepen për herë të parë në bazë të rregullores për dhënien e çmimeve në trashëgimi.
Çmimi për Veprimtari Jetësore në fushën e trashëgimisë kulturore “Dea Dardanicae”, iu nda Edi Shukriut; Çmimi Vjetor për Merita të Veçanta në fushën e trashëgimisë kulturore “Shtjefën Gjeçovi” iu dha prof. Jean-Luc Lamboley; Çmimi Vjetor për Vepër Shkencore në fushën e trashëgimisë kulturore “Zef Mirdita” iu nda Jusuf Buxhovit, ndërsa Çmimi Vjetor për Menaxhim Institucional në fushën e trashëgimisë kulturore “Muhamed Shukriu” iu dha Arton Hoxhës.
Laureatët e çmimeve u shprehen të kënaqur me këtë vlerësim dhe e falënderuan ministrin Shala për kujdesin që ka treguar për trashëgiminë kulturore. Bazuar në Rregulloren Nr.09/2016 për Dhënien e Çmimeve në Trashëgimi Kulturore, çmimet janë të shoqëruara me shpërblime financiare. Çmimi për Veprimtari Jetësore “Dea Dardanicae” shpërblehet me pesë mijë euro, ndërsa çmimet tjera vjetore “Shtjefën Gjeçovi”, “Zef Mirdita” dhe “Muhamed Shukriu” shpërblehet me nga 2500 euro.
Ndryshe, juria profesionale ishte në përbërjen: Ukë Xhema, etnolog, Arben Hajdari, arkeolog, Florina Jerliu, arkitekte, Muhamet Mala, historian dhe Lajde Kolgjeraj, kryetare e Ansamblit Etnokulturor “Katarina Josipi”.
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...