Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit ka marr vendim që ti ndalohet puna gurthyesit i cili ndodhet në afërsi të lokalitetit arkeologjik “Maja e Zezë” në Obiliq shkruan arbresh.info.
“Merret vendimi për pezullim të aktiviteteve të gurëthyesit në afërsi të lokalitetit arkeologjik “Maja e Zezë” në Obiliq”, thuhet në njoftim.
Kjo është bërë me kërkesë të vetë banorëve të fshatrave Sibofcë, Grabofc, Shipitullë dhe Palaj.
“Sipas kërkesës së banorëve të fshatrave Sibofc, Graboc, Shipitullë dhe Palaj që u adresua dhe inicua më pas nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor, Infrastrukturës dhe Ministrinë e Ekonomisë, Komuna e Obiliqit ka marrë vendim për tërheqje të pëlqimit mjedisor të operatorit “SB CONSTRUCTION SH.P.K” për hulumtimin dhe shfrytëzimin e gurit në fshatin Graboc”, thuhet në njoftim.
Ndryshe “Maja e Zezë” është zonë e listuar në kategorinë e trashëgimisë arkeologjike, pikë stragjike dhe turistike dhe pas angazhimit të banorëve, Komisionit Parlamentar për Mjedis, Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë së Mjedisit kjo zonë do të mbrohet.
Ndërkaq, Departamenti i Mbrojtjes së Mjedisit dhe Ujërave në Ministrinë e Mjedisit ka filluar procedurën për tërheqje të pëlqimit mjedisor që i ka dhënë në vitin 2018 kompanisë SB CONSTRUCTION./arbresh.info/
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?