Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka sqaruar arsyet e mospërkrahjes së Festivalit Etno Fest.
Sipas tyre, ky festival nuk është përkrahur për shkak se OJQ-ja që e organizon atë, Sythi, nuk i ka kryer obligimet paraprake ndaj kësaj Ministrie, shkruan arbresh.info.
Më pas, në këtë njoftim, MKRS ka ritheksuar se projekti nuk është përkrahur vetëm për arsyen e lartcekur dhe se nuk ka të bëjë me cilësinë e tij./arbresh.info/
Sqarimi i MKRS-së:
“Sqarim rreth mos përkrahjes së Festivalit Etno Fest
Me keqardhje ju informojmë se festivali tradicional Etnofest, i organizuar nga OJQ Sythi këtë vit nuk është përkrahur nga komisioni për vlerësimin e projekteve në MKRS, meqë i njëjti nuk i ka kryer obligimet paraprake ndaj MKRS.
Organizata Sythi për festivalin Etno Fest përkrahet në vazhdimësi nga MKRS dhe fatkeqësisht nuk e ka mbyllur avansin paraprak me kohë, andaj bazuar në Rregulloren Nr. 04/2017 mbi kriteret, standardet dhe procedurat e financimit publik të OJQ-ve, askush që nuk kryen obligimet ndaj institucioneve publike nuk mund të financohet.
Pra mos përkrahja e Etno Fest nuk nënkupton që projekti nuk është cilësor, por se organizata bartëse nuk i ka kryer detyrimet ndaj Ministrisë për projektin e kaluar.
Ne besojmë se organizatorët së shpejti do të procedojnë kryerjen e obligimeve ndaj MKRS dhe të marrin financimin për këtë ngjarje me rëndësi për kulturën tonë.”
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK