Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, është pritur sot në takim nga kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, me të cilin bisedoi për projektet e përbashkëta në fushën e kulturës, sportit dhe rinisë.
Po ashtu, në këtë takim është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Komunën e Istogut, qëllimi i të cilit është mbështetja financiare e projektit “Faza Përfundimtare e Ndërtimit të Palestrës së Sportit në Komunën e Istogut”. Ky projekt ka vlerë financiare prej 600 mijë euro.
Ministri Kujtim Shala dhe kryetari Haki Rugova, u shprehën se me këtë hap, Istogu bëhet me palestër bashkëkohore, e cila krijon kushte moderne për qytetarë, rininë dhe sidomos sportistët e këtij qyteti.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...