Në vazhdën e investimeve në sport, që për qëllim kanë përmirësimin e infrastrukturës në vend, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar sot Memorandum Bashkëpunimi me Komunën e Lipjanit, me qëllim mbështetjen financiare për projektin “Ndërtimi i Stadiumit të Qytetit “Sami Kelmendi”, në të cilin projekt, MKRS-ja do të investojë 450 mijë euro.
Ministri Kujtim Shala dhe Kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti, me këtë rast u shprehën se ky investim kapital ndihmon zhvillimin dhe avancimin e futbollit në Lipjan.
Ministri Shala u shpreh se MKRS-ja po punon në shumë drejtime, që të ndihmojë komunat për përmirësimin e infrastrukturës sportive, në mënyrë që të krijohen kushte të volitshme për zhvillimin e mëtutjeshëm të futbollit, sidomos në këtë fazë kur futbolli i Kosovës është ndërkombëtarizuar.
Kryetari Ahmeti e falënderoi ministrin Shala për mbështetjen që i ka dhënë Lipjanit, dhe u shpreh se ky projekt është i një rëndësi të posaçme për futbollin e kësaj komune.
Policia dhe Prokuroria në Ferizaj diskutojnë për avancim të ...
Ikin mërgimtarët, s’ka pritje në pikalimet kufitare
Suedia porosit tanke me vlerë gati dy miliardë dollarë
Flamuri në Ambasadën e SHBA-së valon në gjysmështizë
Superliga e basketbollit vjen sonte me dy superduele
Lajçak takon shefin e OKB-së, flasin për Ballkanin Perëndimo...