Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi ka vizituar sot Komunën e Podujevës. Me ç ‘rast ka nënshkruar marrëveshje të bashkëpunimit me kryetarin e Podujevës Nexhmi Rudari për fushat sportive në Kërpimeh, të cilat janë investim i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në vlerë prej 25.000 euro, projekt ky që do të implementohet gjatë vitit 2020.
Ministrja Dumoshi tha se ndihet tepër e lumtur që pati rastin të vejë gur themelin në Kërpimeh si Ministre e Kulturës Rinisë dhe Sportit të qeverinë Mustafa dhe që po e sheh këtë projekt të jetësuar në këtë mandat. Ky përkushtim tregon edhe gatishmërinë e qeverisë Hoti për të përkrahur rregullimin e infrastrukturës sportive, gjithmonë në dobi të qytetarëve të Kosovës.
Kryetari Rudari në anën tjetër e falënderoi Ministren Dumoshi për vizitën e saj në Podujevë dhe u shpreh shumë i kënaqur që Podujeva është prioritet investimi për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, sepse vërtetë qytetarët e Podujevës kanë nevojë për kushte më të mira sportive, rinore e kulturore.
Vizitën në Podujevë, Ministrja Dumoshi e vazhdoi bashkë me Ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj me të cilin shpërndau maska në kuadër të projektit “Be with us”, projekt ky i mbështetur nga Ambasada e Japonisë në Kosovë, UNICEF dhe organizata PEN.
Ministrja Dumoshi e ka zhvilluar këtë aktivitet në funksion të respektimit të masave anti – Covid 19 për sensibilizimin e qytetarëve e sidomos të rinjve për luftimin e pandemisë.
MKRS do të investojë në të gjitha Komunat e Kosovës pa dallim dhe do ta ketë prioritet rregullimin e infrastrukturës sportive, rinore e kulturore. /arbresh.info/
Zjarr në Kullën Eifel, evakuhoen 1200 persona
Policia e Kosovës rritë masat e sigurisë në prag të festës K...
Lista Serbe ankohet në PZAP për moscertifikim
Guardiola konfirmon një mungesë të madhe për ndeshjen ndaj E...
Ukraina merr një miliard dollarë nga Britania dhe Japonia si...
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë vjen n...