Ndeshja e fundit ndërkombëtare që ishte luajtur në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë ishte ajo në mes të Kosovës dhe Haitit në vitin 2014, që atëherë në këtë stadium nuk ishte mbajtur asnjë ndeshje tjetër.
Situata në këtë stadium tash e 10 vjet është e mjerueshme, ndërkohë nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit kanë njoftuar se gjithçka për të rregulluar këtë stadium është gati, si nga lejet ndërtimore, borxhet dhe kontrata me operatorin që do t’i kryejë këto punime.
Kosova – Haiti. U mbyll me rezultat zero-zero. Ky ishte takimi i parë ndërkombëtar i përfaqësueses së Kosovës pasi Federata Ndërkombëtare e Futbollit FIFA i lejoi Kosovës zhvillimin e ndeshjeve miqësore.
Kjo ndeshje u luajt në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë më 5 mars 2014. Por që nga ajo asnjë ndeshje tjetër ndërkombëtare nuk është zhvilluar.
Për më tepër, edhe Klubi i Futbollit Trepça në të cilën ka funksionuar tash e pesë vjet nuk zhvillon asnjë aktivitet në të. Gjendja në të cilën është aktualisht ky stadium olimpik që shkroi historinë, është mjerueshme.
Punimet vazhduan disa herë e u ndalën, sikurse ky ekskavator që qëndron fikur. Kjo situatë në të cilën është stadiumi ka penalizuar edhe sukseset e klubit Trepça.
” Me qito kushte edhe lojtarët e Trepçës që po kërkohen nëpër të gjitha klubet, po punojmë maksimalisht por s’po lejojnë kushtet me mbërri suksesin të cilën ne e dëshirojmë dhe të cilin e meriton KF Trepca…”, tha për RTK-në Avni Haxhiu, zëvendës drejtor i KF Trepça.
Ai ka folur edhe për njoftimin e Ministrisë së Sportit se gjithçka është gati për nisjen e punimeve në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë.
” Unë shpresojë ndoshta një ditë edhe na do të dalim aty ku kemi qenë ku e kemi pas folenë tonë dhe besoj që këtë rast nuk do të dështojmë dhe do të filloi Trepça të këndellet për shkak të kushteve të tmerrshme të cilat ballafaqohemi tani..”, tha Haxhiu.
Lidhur me fillimin e rinovimit të këtij objekti sportiv, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Ceku, para dy ditësh ka thënë se shpronësimet kanë përfunduar, kushtet e ndërtimit dhe leja ndërtimore janë siguruar, borxhet e akumuluara ndër vite janë paguar, kontrata me operatorin është zgjatur e zotimi për buxhet është siguruar. Sipas tij, punimet do t’i monitorohen në baza ditore.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit