Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se kori “Siparantum” përformuan në skenën e sallës koncertale të Vjenës Großer Saal, së bashku me koristët e Vienna Singakademie dhe Orkestrën Simfonike të Vjenës – Ëiener Symphoniker, për të festuar 200-vjetorin e premierës së simfonisë së nëntë të Ludëig van Beethoven.
Sipas njoftimit, në këtë koncert të muzikës korale, nën dirigjimin e Maestro Petr Popelka me intepretimin e tyre sollën emocione të fuqishme para publikut, shkruan Arbresh.info.
“Simfonia e nëntë e Beethovenit është një monumentalitet në historinë e muzikës. E kompozuar në periudhën e fundit të jetës së Beethovenit, simfonia tregon një thellim emocional dhe një qëllim humanist. Për më shumë se dy shekuj, ajo ka përfaqësuar një shprehje të fuqishme të vullnetit për liri, unitet dhe solidaritet njerëzor.”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
“Simfonia e nëntë e Beethoven është interpretuar pikërisht 200 vite më parë në Vjenë, me 7 Maj të vitit 1824.”, thuhet tutje./Arbresh.info/
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...