Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, nënshkroi sot memorandumin e bashkëpunimit me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, në emër të të cilit e nënshkroi rektori i këtij universiteti, Marjan Dema.
Ky Memorandum i bashkëpunimit ka për qëllim të mbështesë Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” në organizimin e “Javës së Universitetit”, dhe Manifestimin qendror për 50 vjetorin e themelimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Ministrja Dumoshi u shpreh shumë e nderuar që Ministria që ajo drejton ka mundësinë të mbështesë Universitetin e Prishtinës në këtë vit jubilar e të rëndësishëm për dijen dhe kulturën.
“Universiteti i Prishtinës përpos që është vatër e dijes dhe e konsolidimit kombëtar të Kosovës, ka luajtur rolin e patjetërsueshëm historik të shtetbërjes dhe në këtë gjysëmshekull jetë të tij, institucioni kryesor në fushën e arsimit duhet të përkrahet në maksimum sepse kësisoj avancohet, dija, shkenca, kultura dhe çdo fushë tjetër në Republikën e Kosovës”, ka vlerësuar ministrja.
Rektori Demaj, në anën tjetër e falënderoi Ministren Dumoshi e cila prej marrjes së mandatit ka shprehur vullnetin e gatishmërinë të jetë bashkëpunëtore për avancimin e dijes e arsimimit, përmes Universitetit të Prishtinës, kështu duke i kontribuar gjeneratave te reja që po shkollohen e edukohen në Prishtinë./arbresh.info
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...