Google ADS

MKRS cakton vlerën e koeficientit, 5.5 milionë euro mbështetje për federatat sportive

21:11 | 1 Shkurt 2024
D.H

Ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku, ka caktuar të enjten vlerën financiare të koeficientit për kategorizimin e federatave në sportet kolektive dhe individuale.

Vlera e koeficientit është 3 mijë euro dhe ajo është shumëzuar me pikët e fituara në kategorizim, duke u caktuar shuma e përkrahjes për federatat sportive.

“Ministri Çeku ka nënshkruar sot vendimin për caktimin e vlerës financiare të koeficientit për kategorizimin e federatave në sportet kolektive dhe individuale. Vlera e koeficientit për vitin 2024 është 3000 euro për të gjitha federatat sportive të licensuara. Vlera e mbështetjes financiare bazë të federatave sportive për vitin 2024 është 5,539,695.00 euro. Kjo reflekton rritje prej 53% në krahasim me vitin 2023, ndërsa 110% në krahasim me vitin 2022”, thuhet në njoftimin e MKRS.

Federata më mirë e ranguar është e xhudos, që do të përkrahet gjatë vitit 2024 me 340 mijë e 710 euro.

FHK do të marr 263.400 euro, ndërsa FVK do të marr 255 600 euro.

Kurse FFK si e para në kategorinë B do të përfitojë 250500 euro, ndërsa e ajo e boksit 249600 euro, përafërsisht ndërsa FBK do të fitojë 241 950 euro./Arbresh.info/

Të ngjashme