Google ADS

Komuna e Gjakovës merr masa shtesë, pas rritjes së numrit të të infektuarve me COVID-19

14:34 | 27 Tetor 2020
Arbresh.info

Si pasojë e rritjes së numrit të të infektuarve me virusin COVID-19, Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini ka ndërmarrë disa masa të ndryshuar për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Gjini mori vendim që të ndalohen të gjitha takimet fizike të administratës komunale me të gjitha palët e interesuara dhe se të gjitha kërkesat e palëve të jashtme, duhet të adresohen në mënyrë elektronike, shkruan Arbresh.info.

Zbatimi i këtyre masave fillon nga dita e nesërme.

Të gjitha masat:

– Ndalohen te gjitha takimet fizike të administratës komunale me të gjitha palët e interesuara.

– Të gjitha kërkesat e palëve të jashtme, duhet të adresohen në mënyrë elektronike. Administrata komunale obligohet që të ju kthejë përgjigje qytetarëve dhe të gjitha palëve të interesuara poashtu online.

– Shërbimi i tatimit në pronë dhe ai i ofiqarisë do të jenë të hapura për qytetarë, në përputhshmëri me udhëzuesin për masat ndaj COVID-19.

– Qytetarët që hyjnë brenda objekteve të administratës së komunës, obligohen të jenë të pajisur me mjete mbrojtëse. Në të kundërtën nuk do t’iu lejohet hyrja brenda objekteve për të marrë shërbimet.

– Inspektorati i Komunës bashkë me Policinë e Kosovës duhet të vazhdojnë inspektimet rigoroze lidhur me respektimin e masave kundër virusit, në të gjitha institucionet publike, ato private si dhe në hapësira publike.

Zbatimi i këtyre masave fillon nga dita e nesërme, më datë 28.10.2020. Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve të komunës tonë që t’iu përmbahen këtyre masave!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme