Menjëherë pas nxjerrjes së Direktivës për Mbrojtësit, e cila përcakton kriteret për pranim në Listën e Mbrojtësve, një numri madh i avokatëve kosovarë ia kanë mësyrë Odës së Avokatëve të Kosovës për grumbullimin e dokumenteve dhe fakteve, të cilat dëshmojnë se ndaj tyre nuk është shqiptuar ndonjë masë disiplinore për të mundësuar aplikimin e tyre në Gjykatën Speciale.
Drejtori ekzekutiv i Odës së Avokatëve të Kosovës, Yll Zekaj në një intervistë për Arbresh.info, tregon në detaje rreth kësaj direktive.
Zekaj thotë se OAK-u e ka pritur këtë vendim, pasi gjatë diskutimeve me përfaqësues të Dhomave të Specializuara, të cilët i kanë njoftuar për aprovimin e Direktivës për Mbrojtës.
Zyrtarë të Dhomave të Specializuara, shumë shpejt do të vijnë në Kosovë për të sqaruar më mirë Direktivën për Mbrojtës.
Zekaj i ka konfirmuar Arbresh.info vizitën e kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova më 23 nëntor në Kosovë.
Sipas tij, bashkë me Trendafilovan në vizitë do të jetë edhe administratorja e gjykatës, Fidelma Donlon.
Drejtori ekzekutiv i OAK-ut, tregon edhe për kriteret që avokatët kosovarë duhet plotësuar për të qenë pjesë e Gjykatës Speciale.
Sipas tij, shumë avokatë kanë nisur aplikimin për të qenë pjesë e kësaj gjykate.
Gjuha angleze, sipas tij nuk është obligative për avokatët që duan të jenë pjesë e kësaj gjykate.
Zekajt, beson që avokatët kosovarë të jenë të involvuar drejtpërdrejt në këtë gjykatë, pasi sipas tij ata më së miri mund ta bëjnë mbrojtjen në këtë gjykatë.
Shuma e ndarë nga Kuvendi i Kosovës për mbrojtjen e të akuzuarve të Gjykatës Speciale, sipas OAK-ut nuk mjafton.
Sipas Zekajt, tarifa për caktimin e avokatëve sipas detyrës zyrtare do të caktohet nga gjykata.
Kjo Direktivë, sipas tij, nuk e kufizon një avokatë që i njëjti të jetë mbrojtës vetëm i të akuzuarit, apo viktimës, por një avokat sipas Zekajt mund të mbrojtur edhe një të akuzuar, por edhe një viktimë.
Avokatët potencial që aplikojnë për Gjykatën Speciale, sipas tij marrin dokumentacion për plotësimin e kushteve në OAK dhe pastaj varet nga vullneti i tyre se pranë cilës dhomë të gjykatës do të jenë, në atë të të akuzuarve, apo viktimave./ Arbresh.info/ Gita Lushi /
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...