Një qytetar ka raportuar në polici se në afërsi të lumit ka gjetur një mjet shpërthyes.
Rasti ka ndodhur mesditën e së dielës në fshatin Bajqinë të Podujevës.
Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërkaq njësitet për deminim i FSK-së dhe KFOR-it kanë larguar mjetin shpërthyes pa incidente.
“Fsh. Bajqinë, Podujevë 26.12.2021-11:07. Dëshmitari mashkull kosovar ka njoftuar se në afërsi të lumit kishte hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it Amerikan kanë larguar mjetin pa incidente”, ka bërë të ditur policia./arbresh.info/
Liga e Kombeve, Shqipëria përballet me Gjeorgjinë
Vriten katër ushtarë izraelitë gjatë një sulmi të kryer nga ...
Ushtria e Tajvanit në gatishmëri të lartë ndërsa Kina nis st...
Pamje nga ceremonia e dasmës së Adrit me Ilirianën
AShAK dhe AShSh mbajnë konferencën shkencore ndërkombëtare “...
Procesi i Berlinit hyn në vitin e 11-të