Dje në mesnatë është hedhur një granat dore në një parking në Gjilan.
Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar katër automjete me targa vendore, thuhet në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës.
Policia ka njoftuar se njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe se po merren me rastin.
“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se në parkingun e veturave është gjuajtur një mjet shpërthyes nga persona të panjohur, si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar katër automjete me targa vendore. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, nuk raportohet për të lënduar apo ndonjë person të arrestuar, nuk dihet motivi i këtij rasti. Policia po e trajton rastin si ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Deri tani nuk raportohet për ndonjë person të arrestuar. /arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...