Mjerimi në gropën e zezë kosovare

12:27 | 20 Mars 2016
Arbresh.info

Shkruan: Jahja Kokaj

Gadi dy dekada na mbajti gjalle shpresa e lirise, ardhemrise pranverore, ndersa kembet na zhyten ne mjerim, varferi, grope te izoluar Europiane.
Edhe mendja idiotike e kupton qe dicka po shkon mbrapsht me neve; Na, te persekutuarit, viktimat e krimeve barbare, zhytemi ne Gropen e zeze Europiane te mjerimit, kurse krimineli, agresori, barbari, zbukuron imazhin, qarkullon lirshem ne Europe, realizon tani qellimet qe nuk I realizoi me akte vrasese e barbare.

Erdhi liria, ardhmeria Europiane, prosperiteti I rinise qe shum e shum vite e pritem ne vuajtjet ne qymezet e shkollimit nen turturat gjakatare serbo-sllave. Kjo ishte jehona shpresedhenese ne veshet e sejcilit, jehona qe ngrohte zemrat tona per nje jete Europiane te dinjiteteshme. Por ne realitet ndodhi dicka tjeter…

Gufuan milioneteret . Eshte dhunim I trurit nese mundohesh te sqarosh logjiken e ardhjes se ketyre milionave dhe milionereve, eksplodimi I pasurimit te tyre ishte shumfish me I shpejte se sa varferimi I pjeses dermuese te popullates, disa nga te cilet zvariten mbi konteinere te mbeturinave per te gjete buke apo mjete per jetese, sikurse qejte endacak qe sjellen aty dhe rrezikojne jeten.

Kete dallim apo ironi jetsore njeri nga politikanet e kohes se paraluftes e quajti \” art te fuqiese politike\”. Jo zotri , ky eshte \” art I hajnise\”.

Ku jane tokat pjellore te Kosoves, te na sigurojne te pakten buken e gojes, ku jane fabrikat qe me makineri presin fillimin e punes, kur do te fillon punesimi masiv? Kur do te fillon stabilizimi I mirefillte ekonomik? Nje nga pergjigjejet u dha keto dite: U zbardhuan disa lista te uzurpatoreve. U vu ne dukje qe tokat nuk do te punohen, nga se ato jane te uzurpuara ne forma te ndryshme. Fabrikat nuk do te aktivizohen nga se jane prona private te dikujt te mbyllura me dry. Por keto lista ma kujtojne nje film, ku grabitesi I bankes, me vrap del nga banka duke bertite me gisht tregues: \” kapeni hajnin, ja ku po ike\”. Ne fakt pos atij askush nuk ikte sado qe njerezit shikoni hapsiren kah ai drejtonte gishtin. Natyrisht se hajni nuk do te zihet kurrsesi.

Me drastike se kjo eshte hajnia e moralit dhe diturise( degradimit te tyre). Shkollat e mbijeteses se para luftes, sado qe paten nje rol pozitiv politik, ato shenunan vakum apo degradim serioz ne zinxhirin e zhvillimit te mesimit, mjeksise dhe shkences. Por kulminacioni I ironise arrihet, kur degjon qe filani, qe kishte vetem shkollen fillore apo te mesme , me plot njisha e dysha arriti grada te ndryshme edhe shkencore. U be \”dijetar \” I famshem. Shkruan veshtrime, artikuj, jep deres publik pa kurafr turpi. Hajni mund ta fute doren ne xhep dhe keshtu arrihet hajnija qe ka determinizmin e logjikeshem. Por kur dikushi nga pozita dhe potencialet e tij te mangeta te retarduara trunore, degjon qe arriti graden e doktorit te shkencave, promovoi botime librash, arriti te behet akademik me asnji merite… KJo eshte jo vetem e dhembshme por shum e rrezikeshme per ardhemrine kombetare. Kjo gjeneron ardhemri te zymte per arsimimin, shkencen, ekonomine, shendetsine, politiken dhe jeten tone. Kjo krijon vakume ku futen eksptremizmat fetar dhe te tjere qe na cojne kah degradimi dhe rreziqet kolosale.

Burokracia riprodhon burokrat, hajnat hajnine, te pa diturit riciklojne ved vedin. Keto determinojne dinamiken dhe ardhmerine tone. Por nje fatkeqsi tjeter eshte edhe me serioze. Fakti qe ne mesin e pales tjeter qe perjeton mjerimin dhe shikon keto zhvillime, nese pyet nje numer te madhe individesh, shum pergjigjen qe qellimi i tyre jetesore gjate votimit apo veprimeve te ngjajshme demokratike ( nese pyet nderdijen e tyre) eshte: dalja nga varferia, dalja nga kjo gjendeje edhe nese kjo arrihet ne permes te veprimeve jo te shendeteshme moralisht apo politikisht. Ata e dijne qe shkollat dhe universitetet tona degraduese ACB, CBD apo te tjerat me emra te ngjajshem,si dhe shum Universitete dhe departamente shtetrore jane degradim I mesimit, shkences dhe ardhmerise, por vazhdojne te regjistrohen. E duan nje diplome duke dite qe nuk ka kurrfar vlere te mirefillte. Ndersa, pikenisja e permirsimit te tere sistemit te permendur te mjeruar, duhet te fillon me shkollimin, pra mendjen dhe moralin njerzore.
Perfundojme qe vetem njerezit me kompetence morale, shkencore kur te arrijne ne timonin zhvillues ekonomik, politik , arsimore dhe shkencore munde te bejen ndryshime rrenjesore. Ne skenen aktuale agzistuese jane shum te paket. Deri atehere si duket duhet te jetojme keshtu ne Gropen e zeze Europjane. Per rreh saje do te kokorizin Europianet, Serbia , por edhe miqet tane, por djla nga kjo duhet te buron nga berendesia, sistemi I brendshem I paster dhe me mencuri potenciale. Keto potenciale rinore, natyrore dhe njerzore I kemi. Ligjet entropike sygjerojne qe ato se shpejti do te vihen ne veprim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme