Mjeku u sulmua pasi babait iu tha gabimisht se bebes së sapolindur nuk po i rrah zemra

19:13 | 25 Shtator 2019
Arbresh.info

Një rast i rrallë ka ndodhur në repartin e Gjinekologjisë në Gjilan, atje një prind është frustruar nga mjeku përgjegjës dhe e ka goditur atë. E gjithë kjo pasi që mjekja që ishte në sallën e lindjes i kishte thënë se u ka vdekur foshnja. Por pas disa minutave e gjithë ngjarja kishte ndërruar.

Foshnja bashkë me nënë kishin qenë në gjendje të mirë shëndetësore. Por një ditë pas aksidentit, drejtori i spitalit Rajonal të Gjilanit, Nisret Hajrullahu ka dhënë detaje se si ka ndodhur e gjithë ngjarja.

Sipas tij, në ultraza mjekët kishin parë se foshnja nuk ka tone të zemrës.

Pasi një person kishte dërguar gruan e saj për të lindur në spital, atje duke pritur lindjen e fëmijës nga bashkëshortja një lajm i rëndë i kishte ardhur nga mjeku përgjegjës. Atij i kishin thënë se i ka vdekur foshnja.

E gjithë kjo ngjarje kishte ndodhur pasi që mjekja që ishte përgjegjëse kishte par ne ultraza se të rrahurat e zemrës së fëmijët nuk ishin duke u ndier. Ajo, lajmin ia kishte kumtuar familjes së foshnjës. Pas disa minutave disa familjarë të lehonës kishin hyrë në sallën e operacionit dhe kishin rrahur një mjek, i cili nuk kishte qenë ai që ia kishte kumtar lajmin familjes.

Detaje për këtë rast dha për Express të mërkurën drejtori i spitalit Rajonal të Gjilanit, Nisret Hajrullahu.

“Ishim sot në takim me stafin e spitalit. Ka pasur një keqkuptim. Mjeku përgjegjës i ka thënë familjes se nuk po ndihen tonet e foshnjës. Ka dal edhe iu ka tregu doktoresha familjarëve. Aty është krijuar rrëmujë”, thotë drejtori.

Ai tregon se mjeku i cili është sulmuar nga ana e familjarëve nuk ka qenë ai i cili ua ka kumtuar lajmin familjarëve.

“Dr. Vaxhidi ka qenë duke e ekzaminua një gru tjetër. Tu e çu gruan në ultraza, ata kanë thanë se fëmija nuk ka tone të zemrës. Ata, aty janë mllefosur nga lajmi”, thotë drejtori i spitalit.

E ndërkohë njëri nga familjarët e lehonës, Bujar Fara, për mediat ka deklaruar se janë tmerruar nga lajmi që ua kishin dhënë mjekët se foshnja u kishte vdekur.

“Vdekjen e foshnjës na e konfirmuan mjekët që ishin në rast. Na thanë që foshnja ka vdekur me një informatë që nuk guxon ta jap në atë mënyrë asnjë mjek. Sikur të kishte ndodhë ndonjë mbytje e një zogu. Ne u tmerruam nga lajmi. Ky rast na ka tronditë thellë. Ne e kemi thirre policinë, mediat për këtë rast. Ata pas 24 minutave na e dhanë lajmin se tash foshnja është e gjallë. Po të njëjtit mjek që ishin në rast na e dhanë këtë lajm”, thotë familjari i pacientes.

E me gjithë këtë rast tashmë po merret edhe policia e Kosovës. Sipas policisë, me datë 24 shtator 2019, rreth orës 13:30, policia e Kosovës në Gjilan është njoftuar se në Spitali regjional reparti i Gjinekologjisë ka ndodhë një incident.

Njësitet patrulluese me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se I dyshuari shqiptar shtetas i Kosovës deri sa ishte në spitalin rajonal këtu në Gjilan reparti i Gjinekologji duke e prite lindjen e fëmijës pasi qe bashkëshortja e tije ishe ne sallën e lindjes, ishte njoftuar nga mjeku përgjegjës se fëmija i kishte vdekur.

Ne atë moment i dyshuari me te marrë informatën nga mjeku e godet mjekun ku i shkakton lëndime të lehta trupore, po ashtu i dyshuari në shenjë revolte godet një xham te zyrës se repartit dhe e thyer të terin ku i shkakton vetes lëndime.

Gjatë marrjes së deklaratave nga stafi mjekësorë jemi njoftuar se fëmija është lindur i gjalle dhe është ne gjendje te mire shëndetësore dhe nëna është po ashtu mirë .

Lidhur me rasti janë intervistuar mjeku, i dyshimti dhe dëshmitar tjerë që kanë qenë prezent. Rasti “Sulm ndaj personit zyrtar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme