Një pacient ka sulmuar fizikisht një mjek në Klinikën Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Specializanti i ortopedisë Dr. Bujar Gashi është sulmuar fizikisht nga pacienti derisa ishte duke kryer shërbimin në Klinikën Emergjente në QKUK.
Gashi ka treguar se pacienti është paraqitur në dhomën e ortopedisë me një lëndim në këmbë.
“Ka ardh një pacient i lënduar në pjesën e poshtme të këmbës. Infermierja i ka thënë shko tek ortopedi për ta shkruar rëntgenin. Pasi ka ardh te unë ia mora emrin dhe mbiemrin dhe i thash shko në katin e dytë për ta bërë rëntgenin. Ai mu drejtua: pse doktor po më malltreton. I thash kjo është rregulli dhe procedura. Ai më shajti dhe me fyjti pastaj dhe filloj me mu vërsul. Unë dola në korridor dhe ai më sulmoi me telefon. Pastaj ka ndërhyrë policia dhe sigurimi dhe gjithçka është regjistruar në kamerat e sigurisë”, ka rrëfyer Gashi për Gazetën Shneta.
Ai e ka quajtur të turpshme dhe të papranueshme sulmin ndaj tij. “Kjo është e turpshme, është bërë modë me i sulmua mjekët. Kjo është e papranueshme dhe rastin do ta raportoj edhe në Odën e Mjekëve”, ka deklaruar Gashi.
Mjeku ka bërë të ditur se me rastin tanimë është duke u marr Policia e Kosovës.
Ky është rasti i dytë i sulmit ndaj mjekut brenda një muaji, pas atij që ndodhi në Emergjencën e Spitalit të Ferizajt kur mjeku u sulmua nga familjarët e pacientit.
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...