Google ADS

Mjeku ligjor Naim Uka, kritikon politikanët dhe të tjerët se për një grusht vota shfrytëzojnë viktimat e gjenocidit

Rashke
20:10 | 9 Dhjetor 2020
L G

Specialisti i mjekësisë ligjore, si dhe mjeku i patologjisë forenzikë në Institutin e Mjekësisë Ligjore, Naim Uka, ka përkujtuar Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Kosovë.

Uka dhe mjeku Valon Hyseni me disa mjek të mjekësisë ligjore po qëndrojnë prej katër javësh në pjesën e Rashkës në Kizhevak të Serbisë, për gërmimin dhe gjetjen e mbetjeve mortore të shqiptarëve nga lufta e fundit në Kosovë nga okupatori serb, shkruan arbresh.info.

Ai, këtë ditë e ka përkujtuar me dhembshuri për shtetin e Kosovës, duke i quajtur politikanët dhe disa persona të ndryshëm që po i ruajnë pozitat e tyre për një grusht vote, për foto dhe paraqitje false për televizione, portale dhe rrjete sociale.

“Në Ditën Ndërkombëtare të përkujtimit të viktimave të Gjenocidit, derisa politikanët dhe persona të ndryshëm për një grusht vota dhe ruajtje të pozitave të ndryshme në institucionet tona, bëjnë foto dhe paraqitje false për televizione, portale dhe rrjete sociale, ne (dr. Valon Hyseni, Naim Uka) vazhdojmë të kryejmë obligimet tona profesionale në kuadër të identifikimeve mjekoligjore, në guroret e Kizhevakut-Rashkes…”, ka shkruar në Facebook, Specialisti i mjekësisë ligjore, Naim Uka.

Ndërkaq, gjatë ditës së sotme është mbajtur seancë e veçantë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Kosovë./Arbresh.info/

Të ngjashme