Mjeku kujdestar në QKUK, Skender Fetahu ka thënë se njëri nga tre të aksidentuarit në QKUK është në gjendje shumë të rëndë.
Fetahu, në një lidhje direkte nga QKUK për emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se edhe dy të lënduarit tjerë janë në gjendje të rëndë pas aksidentit të ndodhur në Gjilan.
“Ndërrimi ynë ka pranuar tri raste ku dy nga ta kanë pasur politrauma të rënda ndërsa njëri rast me politrauma pak më të lehta. Njëri nga rastet që është në sallën e operacionit është në gjendje shumë të rëndë ku është duke iu bërë një ndërhyrje neurokirurgjike”.
Mjeku kujdestar ka thënë se te tria rastet janë të rënda, por njëri nga ta është shumë i rëndë.
“Gjendja e njërit rast shumë e rëndë ndërsa dy tjerat pak me të lehta se i pari por mbesin edhe ato në gjendje të rëndë. Nuk mund të themi se rastet janë të lehta”.
Fetahu ka thënë se tre të aksidentuarit kanë lëndime në pjesë të ndryshme të trupit por edhe në kohë.
“Rasti që është në sallën e operimit ka pasur trauma të kokës dhe është duke iu nënshtruar operacionit. Rasti i dytë ka pasur fraktura të brinjëve dhe të shtyllës kurrizore ndërsa rasti i tretë është me trauma të kokës”, tha ndër të tjera mjeku kujdestar Skender Fetahu.
Skandaloze/Profesori në Prishtinë hedh flamurin kombëtar shq...
Kompanitë gjermane po ulin gjithnjë e më shumë orët e punës ...
13 persona të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në Ugandë
Kurti uron Shqipërinë: 28 Nëntori na bashkon të gjithë shqip...
Parada për 112-vjetorin e Pavarësisë “kthen” në rrënjët e at...
“Emocioni mbetet i njëjtë edhe pas 112 vitesh”, stërnipi i I...