Google ADS

Mjeku kroat jep detaje për aksidentin: 45 persona janë të lënduar, tetë në gjendje të rëndë

11:07 | 25 Korrik 2021
Përparim Bublaku

Të paktën 10 persona raportohet të kenë vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Kroaci.

Sipas drejtorit të spitalit, Josip Samardziç, 45 persona janë pranuar në spital që kur kishte ndodhur aksidenti.

Samardziç bëri të ditur se tetë prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Rreth orës 06:20 në autostradën afër Slavonski Brod, pranë stendave të taksave në korsinë jugore, një autobus me targa të Kosovës ka dal nga rruga, si pasojë 10 persona kanë vdekur.

Njëri nga udhëheqësit e policisë në vendin e ngjarjes ka rrëfyer për rastin, të cilin e ka vlerësuar nga më të rëndat deri tani.

“Unë kam qenë në shumë aksidente, por ky është me të vërtetë i rëndë dhe mendoj se është ndër aksidentet më të rënda që kam parë. Autobusi ishte plot, por nuk mund të them nëse kishte fëmijë mes të vdekurve ose të plagosurve. Sipas udhëtarëve, kishte mbi 60 persona në autobus”, tha Galic./KK/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme