Numri i qytetarëve që ditëve të fundit kanë kërkuar ndihmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si pasojë e temperaturave të larta të cilat kanë goditur vendin tonë është rritur dukshëm.
Avdush Bajgora, specialist i Mjekësisë Emergjente, ka theksuar se kjo është një kohë e rrezikshme sidomos për fëmijët, gratë shtatzëna dhe pleqtë.
Në këtë kohë rrezik të madh kanë edhe personat që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare, sistemit respirator e diabeti, ka thënë doktor Bajgora.
Ai rekomandon disa këshilla të cilat duhet të ndiqen në këto ditë me temperature tropikale.
“Preferohen që pacientët të mos ekspozohen në diell nga ora 10 deri 17 kur është piku i të nxehtit dhe të zgjedhin vende më të freskëta. Krejt këto temperatura ndikojnë në sistemin kardiovaskular, respirator dhe shkakton ndonjë problem që mund të jetë me fatalitet”.
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...