Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka mirëpritur sot në partinë e tij aderimin e mjekut dhe humanistit të njohur, Agim Krasniqi.
Me këtë rast Pacolli tha se ndihet krenar që një mjek si Agimi i është bashkuar partisë së tij, shkruan arbresh.info.
“Agim Krasniqi, doktori i njohur, humanisiti me të cilin ne krenohemi i bashkohet AKR-së për të dhënë kontributin e vet drejt një Kosove madhështore, një Kosove me ekonomi të fortë, me shërbime dinjitoze dhe drejt një Kosove të cilën qytetarët e saj do ta duan më tepër”, tha Pacolli.
Ndërkaq, mjeku Agim Krasniqi tha se synimi i tij është që të krijojë shërbime më të mira shëndetësore për ata që kanë nevojë për to dhe po ashtu respekt e dinjitet për ata që i ofrojnë këto shërbime.
“Synimi im do të jetë për një shëndetësi të mirë pë rata që kaën nevojë për shërbime mjekësore dhe respekt e dinjitet pë ata që ofrojnë shërbime mjekësore”, u shpreh Krasniqi./Arbresh.info.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1425083240890097/
”Mos më thuaj mua nuk guxon” – Xheneta ia thyen pakot e prot...
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me sigur...
Delegacioni i Maqedonisë së Veriut arrin në Kosovë, priten n...
Fitore Pacolli kapet keq me komentues për grantin 100 mijë e...
Po voziste nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Gjila...
Gjendet pa shenja jete në banjën e një shtëpie një grua në F...