Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Mjekiqi përmes një postimi në Facebook ka shprehur shqetësimin se ambasadat po mbesin pa përfaqësim të nivelit të lartë, e disa prej tyre edhe të mbyllura.
Mjekiqi tutje ka shkruar se këtu nuk ka vend për kritikë ndaj qeverive të kaluara, derisa shtoi se qeveria po heshtë sic po heshtë për cdo prioritet tjetër.Postimi i plotë:Në maj të këtij viti, me propozimin e Ministres së Punëve të Jashtme dhe me aprovimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, u shkarkuan 12 ambasadorë pa dhënë asnjë shpjegim ose vlerësim të vetëm për punën e tyre përpos që ishin emëruar politikisht.Sot, këta të shkarkuar kthehen në shtëpi e ambasadat tona mbesin pa përfaqësim të nivelit të lartë, e disa edhe të mbyllura, në vendet si Shqipëri, Kroaci, Maqedoni e Veriut, Slloveni, Holandë, Australi e shumë vende tjera që kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe i kanë hapur rrugë vendosjes së marrëdhënieve diplomatike menjëherë pas shpalljes së pavarësisë.Nuk ka vend këtu për kritikë për qeveritë e kaluara.
Ambasadat mbesin bosh e Qeveria heshtë siç po heshtë edhe për çdo ‘prioritet’ tjetër. Mbase, nuk do të shohim më protesta nga anëtarët e kabinetit qeveritar kësaj radhe pranë MPJ në kërkim të emërimit të ambasadorëve të rinj!