Gjendja e ish-kryeministrit Bajram Rexhepi sipas përshkrimit të mjekëve turq është mjaft e rëndë. Ai po mbahet në kujdesin intensiv në spitalin “Dr. Mazhar Osman” në Stamboll.
Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, po vazhdon të trajtohet në Turqi. Mjekët e spitalit ku po qëndron Rexhepi, “Dr. Mazhar Osman” në Stamboll, bëjnë të ditur se gjendja e tij shëndetësore nuk është përmirësuar, shkruan Gazeta Shneta.
Në një përshkrim që Gazeta Shneta ka arritur ta marrë nga mjekët të cilët po e përcjellin gjendjen e Rexhepit, thuhet se ai është në gjendje të pavetëdijshme, me stimulim kundër dhimbjeve dhe nën ndihmën e ventilatorit.
“Pacienti me emrin Bajram Rexhepi, i shtrirë në njësinë e kujdesit intensiv në Neurologji, është në gjendje të pavetëdijshme, me stimulim kundër dhimbjeve dhe nën ndihmën e ventilatorit”, ka deklaruar spec.dr. Belgin Munise Mutluay.
Ai shton se pjesa e majtë e trurit është përmbysur totalisht ku vërehet edhe prezenca e hemikrainektomisë, ndërsa e djathta ka pësuar infarkt të gjerë.
“MCA e majtë totalisht, kurse pjesa e djathtë ka pësuar infarkt të gjerë. Majtas vërehet edhe prezenca e hemikrainektomise”, ka thënë Dr. Mutluay.
Për Gazeta Shneta ka folur edhe anesteziologu Dr. Ipek Bostanci, i cili ka vlerësuar se “gjendja e Rexhepit në përgjithësi është jo e mirë, pa vetëdije, të cilit në mënyrë mekanike po i ndihmohet ventilimi”.
Ai ka bërë të ditur se gjendja e tij është kërcënuar edhe nga rritja e temperaturës.
“Gjatë përcjelljes se gjendjes është hasur në rritje të temperaturës por me një terapi antibiotike nga specialisti i infeksioneve është stabilizuar”, ka deklaruar Dr. Bostanci.
“Sa i përket gjendjes kardiake akoma kemi të bëjmë me gjendjen jo stabile me mbështetje të Noradrenalines me Dozë: 0.1 mgr/kg/min. Në ritmin AOF ka aritmi dhe po i jepen tableta Cordoron. Me Ngs (Të ushqyerit nëpërmjet sondës) po i jepet te ushqyerit enteral. Urinimi është i mjaftueshëm”, ka njoftuar Dr. Bostanci.
Bajram Rexhepi u dërgua në Turqi pesë ditë pasi u operua në QKUK nga ekipi i udhëhequr nga Dr. Arsim Morina.
Më 19 prill QKUK-ja thirri një konferencë të jashtëzakonshme për të njoftuar për gjendjen e Rexhepit, i cili pësoi dy sulme në tru.
Morina tha se operacioni ka qenë i suksesshëm dhe u bëri thirrje pacientëve që të mos dalin jashtë vendit për të kërkuar shërim.
Edhe anëtari i Bordit të QKUK-së, Shemsi Veseli, tha se vet Rexhepi ka kërkuar që të operohet në këtë klinikë.
Por për fat të keq, është vet politikani i cili u detyrua të dërgohet jashtë vendit për të gjetur shërimin pas dështimit në QKUK.
Gazeta Shneta në një hulumtim të saj ka raportuar se si dështoi QKUK-ja t’ia jepte mundësinë për shërim Rexhepit, sikur të aplikohej protokolli i Trombolizës.
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...