Kosova rrezikon të mbetët pa mjekë nëse trendi i ikjes nga Kosova vazhdon më ketë ritëm, derisa shifrat tregojnë se më shumë se 200 mjekë në vit po largohen nga vendi drejt shteteve të BE-së, kryesisht Gjermanisë.
Siç raporton albora.ch, mjekët në Gjermani kanë pagë gjashtë herë më të lartë se kolegët e tyre në Kosovë. Sipas të dhënave, paga bruto (e pataksuar) e mjekëve në Kosovë është 630 euro, derisa, shembull në Gjermani, ata paguhen deri në 4,000 euro, dhe sigurisht kjo mbetet nder arsyet e para që mjekët më ngulm kërkojnë vend pune në Gjermani.
Vendet e Ballkanit Perëndimor si Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut por edhe Serbia, këto 5 vitet e fundit kanë përjetuar migrimin më të madh të qytetarëve e sidomos ata nga fusha e mjekisë, ndërtimit dhe profesione tjera që kërkohen nga shtetet si Gjermania, Austria por edhe atyre skandinave.
Të dhëna zyrtare se sa paguhet një mjek në këto shtete:
Kosova
Republika e Kosovës llogaritet të jetë më pagat më të ulëta për profesionistët shëndetësor, ani pse kjo çështje është diskutuar shumë dhe ka pasur protesta të ndryshme, Sipas të dhënave, paga bruto (e pataksuar) e mjekëve në Kosovë është 610 euro, derisa shembull në Gjermani, ata paguhen deri në 4000 euro.
Shqipëria
Sipas të dhënave zyrtare gjatë këtij viti në Shqipëri janë rritur pagat e mjekëve deri në 40 për qind, duke arritur rreth 651 euro. Sipas Federatës se Mjekëve Shqiptarë në Evropë, vitin e kaluar mbi 3,000 mjekë janë larguar nga Shqipëria për të ushtruar profesionin e tyre në Evropë, rreth 1,000 prej tyre numërohen në Gjermani. Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka njoftuar se për vitin e ardhshëm shëndetësia do të marrë pjesën më të madhe të parave nga buxheti, rreth 630 milionë euro.
Maqedonia e Veriut
Edhe në Maqedoninë e Veriut pagat e mjekëve kanë shënuar rritje mes 40 dhe 50 për qind në periudhën 2017-2020, pas përshkallëzimit të situatës epidemiologjike me koronavirusin. Paga e bazë e një mjeku specialist në muajin shkurt të vitit 2021 ka qenë rreth 1,800 euro. Përveç pagës bazë, mjekët specialistë marrin 300 deri në 400 euro në muaj për kujdestaritë (gjatë fundjavave, festave shtetërore dhe turnetë e natës).Rritja e pagave ka ulur ndjeshëm edhe largimin e mjekëve specialistë nga vendi, thonë nga Ministria e Shëndetësisë se Maqedonisë se Veriut.
Ikja e mjekëve drejt BE-së, e veçanërisht në Gjermani, është bërë një fenomen shqetësues për Kosovën, pasi që rreziku është që shumë shpejt Kosova të mbetet pa specialistë e staf mjekësor.
Kryesisht për paga më të mira, por edhe për shkak të kushteve të përgjithshme në vend si dhe lehtësisë për ta gjetur veten në Perëndim, sektori i mjekësisë është më i prekuri nga emigrimi.
Ndër mjekët e fundit që ka lëshuar Kosovën është Flamur Llabjani i cili ka paralajmëruar ikjen e tij nga Kosova për ta vazhduar karrierën prej mjeku në Gjermani. Ai, ka thënë se largimi nga vendlindja nuk ishte asnjëherë në mendjen e tij, por kushtet e përgjithshme në sistemin shëndetësor e detyrojnë ta marr këtë vendim. Ai ka thënë se shëndetësia në Kosovë po sëmuret dita ditës.
“Që nga sot do të vazhdoj karrierën time prej mjeku në Gjermani, familjarë, miq, kolegë, të dashur pacientë dua të ndajë me ju një të arritur timen, që nga sot do të vazhdoj punën time si mjek në një spital me renome në Gjermani. Tashmë ai ka filluar punë në spitalin e njohur në Gjermani Lungenklinik Neustadt/Harz.
Një rast që ka bërë pikërisht të njëjtën gjë vite më parë është doktori nga Shqipëria Rajmond Hazizaj i cili për një ngritje në fushën e Mjekësisë ai kishte vendos të ikte në Gjermani për çka është shumë i lumtur më arritjen që ai ka bërë profesionalisht.
“Jam Dr.Rajmond Hazizaj, që prej 5 vitesh jam larguar nga Shqipëria në shtetin e Gjermanisë. Si çdo fillim ka vështirësitë e veta por që tashmë kanë kaluar dhe jam shumë i kënaqur me vendin e punës ku aktualisht punoj, si dhe me kolegët që më rrethojnë. Aktualisht punoj ne rrjetin e spitalit Diakonissenkrankenhaus. Arsyeja e largimit nga Shqipëria ka qene për te kryer një specializim të strukturuar dhe për te qene i aktualizuar me mekanizmat dhe teknologjinë e fundit. Gjithashtu këtu janë mundësit për tu rritur profesionalisht ne çdo aspekt” ka thënë Hazizaj.
Sipas tij, Struktura e specializimit në Gjermani në krahasim më Shqipërinë është shumë motivuese dhe profesionale.
“Në kohen që unë jam larguar nga Shqipëria vendet për specializim kanë qenë shumë të kufizuara dhe pjesëmarrja ishte e pa mundur. Sigurisht qe nder arsyet tjera është dhe pagesa, ku fatkeqësisht është diferencë shumë e madhe me vendin tim. Uroj dhe dëshiroj qe dhe ne Shqipëri te vije kjo dite dhe te mos jetë shume e largët” ka thënë doktori nga Shqipëria Rajmond Hazizaj i cili tashmë jeton dhe vepron në Gjermani.
Jakup Ismajli, drejtor në Klinikën e Gjinekologjisë ka thënë se nga kjo klinikë nga ka gjinekologë që kanë shkuar në Gjermani por janë dy gjinekologë që kanë lëshuar punën në kliniken e gjinekologjisë për të punuar në spitale private.
“Ne nuk kemi të dhëna për specializantë se kanë shkuar apo që kanë bërë kërkesë të shkojnë sepse ka raste por ne nuk kemi të dhëna të sakta. Ndryshe janë dy gjinekolog që kanë shkuar të punojnë në spitale private por raste që kanë ikur për në Gjermani në klinikën tonë nuk ka, përveç specializanteve që ka kërkesa për më shkua drejt Gjermanisë apo vendeve tjera.
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu ka thënë se vetëm ketë vit nga Kosova kanë shkuar 108 mjekë kurse 48 specializantë, derisa në vitin e kaluar kanë qenë mbi 150 mjekë që kanë lëshuar Kosovën.
“Kosova rrezikohet seriozisht nga mungesa e mjekëve . Këtë vit kemi të dhëna se kanë shkuar për Gjermani kryesisht 108 mjekë kurse 48 specializantë. Për 10 vitet e ardhshme mund të largohen se paku 2000 mjekë dhe fakulteti ‘prodhon” maksimum 150 në vit. Në pension në ketë periudhë do dalin mbi 1300 mjekë kurse largimi nga sektori publik në drejtim të atij privat është duke u rritur. Vetëm për 6 muaj janë 37 specialist që kanë lenë sektorin publik për atë privat”, ka thënë Sejdiu.
Përfaqësues nga Oda e Mjekëve të Kosovës, thonë se ky trend i rritjes po thellon krizën për staf shëndetësor. Sipas tyre, arsyet e largimit të mjekëve nga Kosova, kanë të bëjnë me kushtet e këqija të punës, problemet me specializim dhe pagat e ulëta
Gjatë dy viteve të fundit, rreth 250 mjekë e kanë lënë Kosovën, për të kërkuar punë në Gjermani dhe vende tjera të BE-së. Arsye për këtë duket të jetë paga e lartë që mjekëve iu ofrohet në këto shtete
Trendi i ikjes së mjekëve nga Kosova, për në vendet e BE-së, po vazhdon të jetë në rritje. 150 mjekë pritet të largohen nga Kosova vetëm këtë vit.
Për një vit në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, diplomojnë rreth 150 mjekë të rinj.
Sipas Odës së Mjekëve të Kosovës, një numër i përafërt pritet të largohet nga Kosova deri në fund të këtij viti.
Pleurat Sejdiu nga kjo Odë, tha se shumica e mjekëve që largohen nga Kosova, shkojnë në Gjermani.
Sejdiu tha se largimi i 108 mjekëve vetëm gjatë këtij gjysmë viti tregon se sa serioze është gjendja dhe nëse vazhdon ky trend i largimit, Kosova do të përballet me mungesën e mjekëve.
“Unë mendoj që brenda 5 vjetëve do ta kemi krizën se trendi shkon edhe tek rritja e numrit të specialistëve të rinj që largohen. Në gjashtëmujorin e parë, kemi pasur 37 specialistë të rinj që janë larguar dhe kjo e keqëson edhe më shumë situatën, kur ne kemi moshën mesatare mbi 50 të mjekëve të punësuar në Kosova”, tha Sejdiu.
Sipas Sejdiut, 90 për qind e atyre që largohen nga Kosova janë mjekë të përgjithshëm të sapo diplomuar.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe anëtari i komisionit për shëndetësi Bekim Haxhiu ka thënë se ikja e mjekëve nga Kosova po behët për shkak të kushteve të punës dhe se nuk ka përpjekje nga Qeveria që të ndryshoj ketë.
“Në vitin e fundit ikja e mjekëve nga Kosova është shndërruar në dukuri të rrezikshme për sistemin tonë shëndetësor. Kjo ikje është pasojë e zhgënjimit të profesionistëve shëndetësorë për faktin se nuk ka as përpjekje të Qeverisë për të përmirësuar kushtet e punës dhe për të rritur pagat për profesionistët shëndetësorë. Zhgënjimi është në Qeverinë aktuale që premtoi shumë e nuk bëri asgjë për profesionistët shëndetësorë”, ka thënë Bekim Haxhiu nga komisioni për shëndetësi.
Kujtojmë se në tri vitet e fundit, kosovarët janë braktisur nga më shumë 600 mantelbardhë.
Ndryshe, sipas të dhënave, paga bruto (e pataksuar) e mjekëve në Kosovë është 610 euro, derisa shembull në Gjermani, ata paguhen deri në 4000 euro.
Ndryshe, sipas odave të profesionistëve shëndetësorë, në Kosovë ka 24 mijë e 92 punonjës shëndetësorë të licencuar dhe prej tyre 14 mijë e 966 janë gra dhe 9 mijë e 126 burra.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...