Një ekip i mjekëve të Klinikës së Kardiokirurgjisë kanë kryer me sukses një intervenim tek një pacinete 30-vjeçare me disekcion të aortës (çarje të aortës).
Pacientja kishte pësuar çarje të aortës dhe grumbullim të gjakut në qesen e zemrës (tamponadë). Disekcioni e kishte sjellë pacienten në gjendje të shokut hemorragjik si pasojë e komplikimeve, shkruan Gazeta Shneta.
Operacioni është realizuar në mëngjes të datës 10.12.2019 dhe ndërhyrja ka kaluar pa komplikime dhe pacientja është liruar në shtëpi.
Ky operacion është realizuar nga kardiokirurgu Dr. Rifat Brahimaj, ndërsa në intervenim kanë marr pjesë edhe Dr. Shpejtim Shurdhiqi, Dr. Ngadhnjim Arifi, ndërsa anestezioni është udhëhequr nga anesteziologu Dr. Voltan Shukriu.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...