Një fëmijë 14 muajsh ndërroi jetë gjatë ditës, në Klinikën Infektive në Prishtinë si pasojë e fruthit. Sëmundja e fruthit me të cilën ai u infektua, nuk duket të jetë lehtë e kalueshme. Kështu tregon profesori ordinar i sëmundjeve infektive në Fakultetin e Mjekësisë , Salih Ahmeti.
Ahmeti në një prononcim për Sovrani.Info ka treguar simptomat e kësaj sëmundje, bashkë me mënyrat se si të evitohet fruthi.
‘’ Fruthi varësisht prej kondicionit imunologjik din me qenë sëmundje e rëndë, ndonjëherë vdekjet janë të pritshme dhe jo të eleminueshme gjithmonë. Ato janë të varura nga faktorë tjerë shoqërues sidomos nga persona që kanë imunitet të dobët ose ndonjë sëmundje tjetër. Ndonjëherë din me u kompliku me sëmundje tjera serioze dhe mund të përfundojnë jo mirë. Mbrojtja më e mirë është vaksinimi, ndërsa sëmundja është sëmundje që përhapet përmes ajrit rruga erogjene, kontakti me kollitje, teshtitje, këlbaza kolli. Mbrojtja më e mirë është higjena personale në rrethet familjare dhe izolimi i të sëmurve sepse kontaktet e afërta bëjnë që të merren infeksioni shumë shpejt’’, ka shpjeguar profesori i sëmundjeve infektive.
Ai tregon se vaksinimi është mbrojtja ma e mirë, ndonëse ka edhe faktorë tjerë që shtyejnë drejt kësaj epidemie e që përfundojnë me vdekje.
‘’Ne jemi në një situatë kur kemi raste të fruthit, pas një periudhe që nuk kemi pas dhe kohëve të fundit kemi pas shpërthime epidemike dhe pjesa më e madhe e këtyre rasteve janë që nuk janë vaksinu për një arsye ose tjetër. Por ka edhe raste që kanë qenë të vaksionuara por me imunitet shumë ma herët dhe gjatë një kontakti të afërt familjar ata kanë marrë sëmundjen e fruthit, që është karakteristikë që kemi disa raste të moshave të reja por edhe të moshave të shtyera’’, ka sqaruar më tej.
Moshat me të cilat preken personat nga kjo sëmundje lëvizin nga 6 muaj deri në 40 vjet. Në këtë mes nuk mungojnë as nënat.
‘’ Kështu që ne në këtë periudhë kemi prekje prej moshës 6 mujore deri në moshën 40 vjeçare ta zëmë nanëat ose moshat ma të shtyme prekje në mesin e personelit shëndetësor kështu që kanë qenë në kontakt më të sëmurët. Pra personat që nuk janë të vaksinum nuk e kanë kalu këtë sëmundje, gjatë një kontakti në dhomë, gjatë një vizite mjekësore psh në cerdhe në shkollë mund ta përhapin infeksionin . Mbrojtja më e mirë është vaksinimi dhe nëse nuk janë të vaksinum izolimi, lajmërimi i pacientëve te mjeku’’, ka thënë Ahmeti.
Ndryshe, simptomat e fruthit janë: temperatura, dobësia ose lodhja, humbja e oreksit, lodhja ose kruajtja e syve, bllokimi ose rrjedha e hundëve, kolla e thatë, dhimbjet e fytit, ndjeshmëria ndaj dritës. /Sovrani.Info
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë