Federata e Sindikatës së Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK), ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka shpallur të pavlefshëm Ligjin për Pagat.
Kryetari i FSSHK-së, Blerim Syla, përmes një konference për media ka paralajmëruar masa radikale, nëse deri të hënën nuk do të ketë rritje të pagave në sektorin shëndetësor.
Syla, tha se gjatë kësaj jave, kjo FSSHK do t’i drejtohet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti për të kërkuar sqarime rreth kësaj situate, raporton arbresh.info.
“Federata ka marrë vendim që t’i drejtohemi kryeministrit të vendit me qëllim që të sqarojmë situatën, sepse punëtori shëndetësor sot është në situatën më të rëndë dhe më të vështirë ekonomike, jo vetëm gjatë pandemisë, por me vite i anashkaluar. Ky vendim përfundimisht ka zbehur vullnetin tonë për punë”, u shpreh Syla.
Përveç takimit me kryeministrin Hoti, Syla paralajmëroj takim edhe me sindikatat e arsimit, policisë, doganës dhe zjarrfikësve, për të marrë opinionin e tyre rreth situatës së krijuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të shpallur të pavlefshëm Ligjin për paga në Sektorin Publik, i cili parashihte rritjen e pagave për këto kategori.
“Nesër apo gjatë dy ditëve në vijim presim takim urgjent me kryeministrin, do të takohemi edhe me sindikatën e arsimit, policisë, doganës dhe zjarrfikësve, po ashtu nesër do të takohemi me Odat e Mjekëve Profesionist Shëndetësor, të gjithë anëtarët e kryesisë do të jenë në teren, do të bisedojnë, do ta marrin opinionin e punëtorëve shëndetësor në teren dhe me siguri që me kohë do të njoftoheni”, u shpreh Syla.
Ndryshe, Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka shpallur të pavlefshëm Ligjin për Pagat në Sektorin Publik.
Përmes një komunikate drejtuar mediave, Kushtetuesja ka njoftuar se ka marrë vendim të shfuqizojë vendimin për caktim të masës së përkohshme të 12 dhjetorit 2019, si dhe vendimin për vazhdim të masës së përkohshme të 30 marsit 2020./arbresh.info
Presidentja ia kthen Kuvendit në rishqyrtim edhe një ligj, a...
Loredana rrëfën ndarjen me Mozzik: Peshoja vetëm 43 kg
Presidentja Osmani kthen për rishqyrtim Ligjin për Mbrojtjen...
Zelensky në Parlamentin Evropian: Rusia është e vetmja që ku...
Katër fitore në pesë ndeshjet e fundit, a po fillon një epok...
Arion për lidhjen me Dianën: Neve po na penalizon për lojë d...