Mjekët katolikë në Infektivë po kujdesen për pacientët me COVID-19 në ditën e Bajramit

17:09 | 24 Maj 2020
Arbresh Info

Ekipa kujdestare përbëhet nga Dr. Vera Ndrejaj dhe Dr. Zef Mihili. Ata të dy ua kanë mundësuar kolegëve të tyre të besimit islam që të festojnë festën e Bajramit me familjet e tyre

Ndrejaj dhe Mihili janë duke trajtuar sot 9 pacientë pozitiv me Covid-19, ndërsa i kanë në monitorim edhe tre të tjerë të cilëve iu janë dërguar mostrat për testim në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik.

Ndrejaj në një deklaratë ka treguar se tre pacientë janë në mjekimin intensiv, ndërsa një prej tyre është në gjendje më të rëndë dhe i intubuar, shkruan Shneta.

Kujtojmë se në Kosovë deri më tani janë prekur 1032 persona nga koronavirusi, 785 janë shëruar ndërsa të paktën 30 persona kanë ndërruar jetë.

 

Të ngjashme