Mjekët, Ekrem Hyseni, Ardian Shala e Haxhi Avdyli, janë votuar mjaftueshëm për t’u bërë deputetë të LDK-së në Kuvendin e Kosovës.
Nga LVV-ja deputete edhe në këtë legjislacion do të jenë Fatmire Mulhaxha-Kollçaku dhe Drita Millaku, ndërsa deputet rishtar do të jetë Arben Vitia. Nga PDK-ja Uran Ismaili dhe Bekim Haxhiu, ndërsa nga AAK – PSD Arbër Tolaj, Time Kadrijaj, si dhe Pal Lekaj, shkruan sot gazeta “Zëri”.
Pothuajse të gjitha partitë në listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 6 tetorit kanë pasur edhe mjekë. Ekrem Hyseni, Ardian Shala, Haxhi Avdyli e Arbër Tolaj dhe një numër të tjerësh jo i vogël kanë arritur të marrin vota të mjaftueshme për t’u bërë deputetë të Kuvendit të Kosovës.
Nga Lidhja Demokratike e Kosovës, në bazë të disa rezultateve që janë publikuar në medie, mandatin e deputetit e ka fituar neurokirurgu Haxhi Avdyli, onkologu i QKUK-së Ekrem Hyseni dhe kardiologu në Spitalin e Prizrenit, Ardian Shala.
Nga koalicioni AAK – PSD drejtori i Klinikës së Ortopedisë në QKUK, Arbër Tolaj, do të jetë deputet i Kuvendit të Kosovës, ish-deputetja dhe doktoresha Time Kadrijaj, si dhe ish-ministri i Infrastrukturës, i cili më herët ka qenë edhe mjek, Pal Lekaj.
Nga Lëvizja Vetëvendosje pozitën e deputetes e ka marrë edhe një herë Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ish-deputete dhe doktoreshë, ish-drejtori i shëndetësisë në Prishtinë Arben Vitia dhe ish-anëtarja e Komisionit për Shëndetësi, Drita Millaku.
Nga Partia Demokratike e Kosovës në ulëset e Kuvendit të Kosovës do të jetë ministri në largim i Shëndetësisë Uran Ismaili dhe ish-anëtari i Komisionit për Shëndetësi, Bekim Haxhiu.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...