Google ADS

Mjekët e QKUK-së kërcënojnë me grevë nëse nuk ka rritje të pagave

18:41 | 13 Qershor 2018
Arbresh.info

Federata Sindikale e Shëndetësisë në Kosovë (FSShK) i dha ultimatum Qeverisë së Kosovës që deri në fund të këtij muaji të procedojë ligjin për pagat.
Kryetari i kësaj federate, Blerim Syla, tha se nëse deri në fund të qershorit nuk procedohet ky ligj, shëndetësia do të jetë në kolaps.

“Në vazhdimësi kemi zhvilluar takime dhe kemi marrë premtime nga Zyra e Kryeministrit dhe e ministrit të Shëndetësisë. Kërkojmë nga kryeministri dhe akterët e tjerë që të mbajnë fjalën dhe projektligji për pagat të procedohet në qershor. Nëse nuk procedohet ligji i pagave, me të cilin punëtorët shëndetësorë do ta kenë vendin e merituar, shëndetësia do të jetë në kolaps”, tha Syla në një konferencë për media.

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që i jep të drejtë kabinetit qeveritar t’i rrisë rrogat për kryeministrin dhe ministrat, edhe sindikatat kanë filluar të kërkojnë rritje të pagave.

Përveç FSShK-së, edhe Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka kërkuar rritjen e pagave edhe për pjesën tjetër të punëtorëve në sektorin publik.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme