Një grup i mjekëve të rinj të cilët janë të papunë kanë protestuar para objektit të komunës së Gjilanit duke kërkuar që të sistemohen në sisteminshëndetësor.
Ata kanë deklaruar se punësimi në sisteminshëndetësor në komunën e Gjilanit është bërë i pamundur ngase pushteti komunal është interesuar për rehatimin e militantëve partiak dhe familjarëve të tyre.
Ata kanë deklaruar se si mjek të përgjithshëm kërkojnë zgjidhje dhe se kanë kërkuar nga komuna që të bëjë sistemimin e tyre në kuadër të Qendrës së Mjekësisë Familjare.
Ata kanë deklaruar se nuk po krijohen kushtet për punësim për kuadrat e reja dhe se ata po presin nga komuna që të ofrojë një zgjidhje për këtë.
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet
Pacolli: Ministër Peci, reagimi emocional mund të japë përsh...
Mos e përdorni këtë fjalëkalim pasi hakerit do t’i duhet vet...
Reali do ta huazojë Endrickun, pesë klube pas yllit brazilia...
Vazhdon debati mes Edit dhe Gresa, sherr rrobat
Biden në takimet e fundit në Forumin e Bashkëpunimit Ekonomi...