Ishte dashur që pas luftës qytetarët e vendit tonë mos të kenë më arsye përse të largohen nga vendi, por ndonëse kanë kaluar 20 vite largimi i tyre për një shtet të Evropës, duket se dita ditës vetëm sa është duke u ngritur.
Viteve të fundit vala e të rinjve të cilët po kërkon një mundësi për të shkuar në Evropë është në ngritje. Ajo çka është edhe më shqetësues është se perspektivën në Kosovë nuk po e shohin as personat të cilët tashmë kanë përfunduar një fakultet apo edhe master, shkruan portali arbresh.info.
Vetëm gjatë vitit të kaluar në Institutin Gote në Prishtinë janë paraqitur mbi 1400 persona të cilët kanë shprehur dëshirën që të përfundojnë një kurs në këtë Institucion në mënyrë që pastaj të shkojnë në Gjermani.
Ani pse personat të cilët po ndjekin një kurse në institut janë të moshave të ndryshme, profili i cili po prin është Mjekët dhe Infermierët .
Drejtoresha e këtij instituti Annamaria Farkas-Mecinaj, ka treguar për Arbresh.info, se numri i personave të interesuar është duke u rritur nga viti në vit.
“Janë shumë të interesuar të cilët vinë në institutin tonë i cili shërben për të kryer kursin e gjuhës Gjermane, vetëm vitin e kaluar kanë qenë mbi 1400 persona të cilët kanë ardhur dhe kanë kryer kursin apo edhe testin për gjuhen Gjermane. Profilet më të interesuara janë Mjekët dhe Infermierët të cilët po duan të shkojnë për punësim në Gjermani, pastaj Inxhinierët, IT, si dhe Studentët të cilët po dëshirojnë të shkojnë për studime në Gjermani, por ka edhe për bashkim familjar. Numri i të interesuarve në përgjithësi është në rritje nga viti në vit që vinë në institutin tonë. Grupmosha është nga 7 deri në 16 vjet tek fëmijët, ndërsa tek të rriturit dhe në përgjithësi numri më i madh i tyre është nga mosha 20 vjeçare e tutje”, ka shtuar ajo.
E duke parë gjendjen në vend dhe mos përmirësimin e saj tash e sa vite, Artan Murati nga KDI, thotë se është e natyrshme që të ketë numër të madhe të të interesuarve për të shkuar jashtë vendit për një jetë më të mirë.
” Arsyeja pse të rinjtë në vend shkojnë jashtë vendi është perspektiva sepse jemi dëshmitar dhe e dimë se të ritë të na nëse e kryejnë një fakultet edhe me nota shumë të larta ata nuk kanë mundësi qe të punësohen diçka që nuk ndodh në shtete e tjera . Përveç punësimit janë aspektet sociale dhe ekonomike kjo i shtynë më tepër që të shkojnë në shtete e zhvilluara e që në Kosovë nuk ju ofrohet kjo mundësi pasi këtu nuk mund të lëvizin as lirshëm e as të kërkojnë punë”.
Ai tutje për Arbresh.info thotë se çdo qeveri e cila ka ardhur ka premtuar vetëm fjalë por asgjë nuk ka bërë në realitet.
Dhe sipas tij është e arsyeshme pse të rinjtë dhe personat të cilët kanë përfunduar studimet kërkojnë një jetë më të mirë.
“Nëse këta tri do të largohen prej Kosovës normal që kjo do të jetë më e lehtë dhe kjo nuk është mënyra se si duhet trajtohet rinia a Kosovare kjo është fatkeqësi që këta të ri të lejohen të dalin jashtë kur do të mund të shërben shumë për vendin por ky është faji i shtetit që nuk ju ofron mundësi të zhvillimit të tyre. Qeveria qysh prej ardhjes më tepër ka pasur fjalë dhe plane se sa që i ka zbatuar në praktikë dhe kjo nuk është tun ndodh vetëm më këtë qeveri por me të gjitha ato që e kanë qeverisin vendin të cilat kanë pasur vetëm fjalë se sa kanë punuar diçka në këtë drejtim”, ka përfunduar Murati.
Kujtojmë se edhe pas 20 viteve të përfundimit të luftës dhe 10 vjet pas shpalljes së pavarësisë së vendit, kosovarët ende nuk mund të udhëtojnë lirshëm ./V.Selimi/Arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...