Mjekësia ligjore gjatë 2020’tës, Uka: U shua divizioni për hulumtimin e krimeve të luftës

13:50 | 28 Dhjetor 2020
arbresh.info

Asociacioni Kosovar i Shkencave Forenzike mbajtën takimin e fundvitit ku prezantuan disa nga aktivitetet mjekoligjore, të realizuara gjatë vitit 2020.

Specialisti i mjekësisë ligjore, si dhe mjeku i patologjisë forenzike në Institutin e Mjekësisë Ligjore, Naim Uka, tregoi sfidat në punën e tyre gjatë pandemisë.

“Në kushtet e një pandemie aktivitetet janë reduktuar në maksimum. Disa kanë dështuar dhe disa janë shtyrë për vitin tjetër. Kurse vetëm disa prej tyre janë organizuar në formë virtuale. Në kuadër të planifikimeve për punë hulumtuese shkencore kanë qenë edhe masakrat e kryera në Kosovë gjatë luftës, por përkundër vullnetit të madh të ekspertëve mjekoligjorë që të fillojnë punën, e në kohën kur gjithçka ishte e gatshme që te fillohet me punën kërkimore hulumtuese shuhet divizioni për hulumtime, duke pamundësuar hulumtimin e krimeve të luftës. Por, AKSHF nuk do të ndal aktivitetet e saj hulumtuese shkencore duke insistuar te institucionet shtetërore që të ruhet struktura organizative. Pasi që ajo paraqet bazën e hulumtimeve shkencore, të cilat edhe ashtu janë të pakta dhe aspak të mbështetura nga mekanizmat shtetërore”, deklaroi ai.

Gjatë vitit 2020 Asociacioni Kosovarë i Shkencave Forenzike është ftuar të marrë pjesë me prezantime shkencore ne disa konferenca, por të gjitha këto konferenca janë shtyrë përshak të pandemisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme