Mjegulla vonon fluturimin e kryeministrit malazez

08:30 | 6 Shkurt 2018
M. A.

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq po pritet të arrijë në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.

Ai është paraparë të arrijë në orën 08:00, mirëpo fluturimi është vonuar. Shkas për këtë duket të jetë mjegulla e madhe që ka rënë mbi aeroportin e Prishtinës.

Në terminalin “VIP”, gjenden forca të shtuara të sigurisë si dhe njësitë K9 me qenë nuhatës po i kontrollojnë të gjitha mjetet e eskortës që pritet ta shoqërojnë kryeministrin malazez.

Markoviq, i cili do te qëndrojë për vizitë zyrtare gjatë ditës në Kosovë, në aeroport do të pritet nga Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme