Mitrovicë, zhytësit e lënduar jashtë rrezikut

19:00 | 29 Korrik 2018
Arbresh.info

Katër zhytës kanë mbetur të lënduar gjatë garës së kërcimit në Liqenin Akumulues të Mitrovicës.

Zhytësit janë lënduar pasi kanë rrëshqitur nga guri dhe më pas të njëjtit i ka marrë vala.

Tre nga ta janë liruar nga spitali, ndërsa njëri nga ta ka pasur lëndime më të rënda, por jashtë rrezikut për jetën.

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar njëri nga zhytësit e lënduar, Liridon Ahmeti.

Ai ka thënë se pasi kanë rënë në ujë, janë lënduar në gurë të tjerë dhe kanë marrë gërvishtje të trup.

Zëdhënësi i policisë rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti, ndonëse e ka konfirmuar rastin, nuk ka dhënë më tepër detaje për lëndimin e këtyre zhytësve.

https://www.youtube.com/watch?v=RKSP27Kz_Sg

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme