Google ADS

Mitrovicë: Për një muaj 250 dënime për rrip të sigurisë

11:32 | 3 Mars 2017
Arbresh.info

Njësia e Trafikut Rajonal në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë, gjatë muajit shkurt ka ndërmarrë masa të shtuara të sigurisë në trafikun rrugor, përmes implementimit të planit operativ ’vendosja e rripit të sigurisë’.

Masat e shtuara vijnë si rrjedhojë dhe domosdoshmëri, ku sipas vlerësimeve të bëra një ndër faktorët e pasojave me lëndime dhe me fatalitet në aksidente konsiderohet mosvendosja e rripit të sigurisë.

“Andaj, veprimet e shtuara operacionale kanë për qëllim identifikimin dhe marrjen e masave ndaj të gjithë kundërvajtësve që nuk e vendosnin rripin e sigurisë në automjet, si rezultat i kësaj për muajin shkurt janë shqiptuar mbi 250 gjoba, për mosvendosje të rripit të sigurisë”, thuhet në një komunikatë nga Policia e Mitrovicës.

Njësia e Trafikut Rajonal në Mitrovicë, do të vazhdojë me intensifikimin e veprimeve në fushën e zbatimit të ligjit të sigurisë së trafikut rrugor dhe edukimin e pjesëmarrësve në trafik rrugor, para stinës verore, ka planifikuar ndërmarrjen e një sërë veprimesh operacionale gjatë javëve të ardhshme, përfshirë edhe kontrollin teknik të jashtëzakonshëm sipas dispozitave ligjore Neni 252 dhe largimin e mjeteve nga trafiku, sipas Nenit 251, të ligjit Nr 05/L- 088.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme