Google ADS

Mitrovicë, Inspeksioni mbyll mullirin, shkak shtrenjtimi i miellit

13:51 | 24 Mars 2020
Arditë Shkodra

Pas ankesave të shumta të qytetarëve të Komunës së Mitrovicës, Drejtoria e Inspeksionit sot ka mbyllur mullirin në Zhabar të Mitrovicës, pasi që ka rritur çmimin e miellit, duke shfrytëzuar situatën e krijuar pas përhapjes së virusit COVID-19.

Me këtë rast inspektorët komunal menjëherë kanë shqyrtuar ankesat e qytetarëve duke inspektuar këtë lokacion, ku kanë hasur në ngritjen e çmimit të miellit, për 100 kg çmimi ka variuar nga 50-80 euro, raporton arbresh.info

Drejtoria e Inspeksionit bën të ditur se Inspektorët komunal janë vazhdimisht në teren për të parë nga afër nëse bizneset bëjnë ngritjen e çmimeve, dhe ndaj atyre që manipulojnë me çmime të produkteve do të merren masa ligjore./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme