Google ADS

Mitrovicë, Inspekcioni rrënon një objekt që paraqiste rrezik për qytetarët

12:49 | 13 Shtator 2020
Arditë Shkodra

Me vendim të kryetarit të komunës, Agim Bahtiri, Inspektorët komunal sot kanë filluar me rrënimin e aneksit të komunës prapa objektit banesor, në sheshin “Mehë Uka”, që dikur shërbente si ngrohtore për shtëpinë e mallrave “Lux”.

Ky rrënim është kryer pas konstatimit të rrezikshmërisë nga ana e Inspekcionit, ku në bazë të Vendimit për ekzekutimin e aktit administrativ thuhet se ky objekt është ndërtuar qysh para 50 vjetësh, mund të shembej vet, dhe paraqiste rrezik për banorët, sidomos për fëmijët e lagjes, transmeton Arbresh.info

Në mbikëqyrjen e punëve për rrënimin e këtij objekti ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës, Agim Bahtiri dhe drejtori i Inspekcionit, Fidan Ademi.

Po ashtu vlen të theksohet se kjo hapësirë pas rrënimit të tërësishëm, do të shndërrohet në një hapësirë gjelbëruese, me ulëse për qytetarë dhe një park i denjë për ata që duan të kalojnë kohën e lirë aty./Arbresh.info/

 

Të ngjashme